Sot gjatë ditë pas daljes së parave të TRUST-it, janë duke qarkulluar informata se ata që nuk i tërheqin paratë sot nga bankat e tyre, paratë do të kthehen përsëri në TURUST.
Si pasojë e kësaj dezinformate janë duke u krijuar radhë para bakomatëve për të tërhequr paratë, duke rrezikuar edhe shëndetin e përgjithshëm publik, meqë jemi edhe në kohë pandemie.
Qytetarët nuk duhet të bëjnë panik, sepse sipas ligjit për rimëkëmbje ekonomike, qytetarët kanë të drejtë t’i tërheqin 10 përqdin nga kursimet pensionale. Ata që kanë aplikuar dhe ju kanë dalë paratë në llogari, mund t’i tërheqin kur duan, nuk është e domosdoshme të shkojnë sonte patjetër.