Miliarderi Bill Gates, ka bërë një koment tjetër në lidhje me ecurinë e virusit, duke qenë se njihet dhe për parashikimet e tij mbi pandeminë.
Sipas mediave të huaja, Gates ka thënë se jeta mund te kthehet në normalitet, diku nga gjysma e parë e vitit 2022, pasi sipas tij, vetëm atëherë mund të sigurohet shpërndarja e vaksinës në të gjithë vendet.
Unë mendoj se ne do të mbledhim para dhe se do të kemi kapacitet prodhues, në mënyrë që të mund të vaksinojmë vendet e pasura në 2021 dhe pjesën tjetër të planetit në gjysmën e parë të 2022, në mënyrë që fundi i pandemisë të mund të ndodhë”, është shpreh Gates.
Ndërkohë, ai ka thënë se vendet e pasuar mund të fillojnë më herët kthimin në jetën normale, për shkak se do sigurojnë më shpejt vaksinat.
Vendet e pasura do të kenë më shumë mbulim vaksinimi sesa vendet e tjera. Në atë mënyrë, vendet e pasura do të kthehen në normalitet,”– thotë ai.
Bill Gates njihet shumë për parashikimet që ai ka bërë për pandeminë. Më herët, ai është shprehur se pandemia nuk do të përfundojë pa një vaksinë super-efektive si dhe në një parashikim tjetër tha se situata do të kthehej në normalitet vetëm verën e vitit 2021.