Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se temperaturat minimale sot do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius.
Ndërkaq, sipas këtij instituti, temperaturat maksimale të ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius.
“Mot kryesisht i qetë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.