Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nga dita e sotme, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat zakonisht origjinën e kanë nga Afrika Veriore.
Në fushat termike parashihet sërish të ketë rritje, ku maksimalet parashihen të arrijnë deri në 35-36 gradë Celsius, ditën e enjte.
Në fundjavë sërish parashihen vranësira të dendura gjë që do të ndikojnë në prishjen e kushteve meteorologjike.
“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.”
“Indeksi UV, përveç ditës së hënë, ku do t’i ketë vlerat mesatare, ditëve tjera do të ketë vlera të rrezikut dhe kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit në moshë dhe ata që kanë sëmundje kronike”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
Ky institut parashikon që kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, për shkak të aktivitetit të disa elementeve meteorologjike, me theks të veçantë të erës dhe presionit atmosferik, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë edhe më të mira.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalist e fortë.