Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të shtunën do të ketë reshje shiu ndërsa në viset malore kushte për reshje bore.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius.
“Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-10 gradë Celsius”, njofton IHMK-ja.
Instituti thotë se do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga verilindje 1-5 m/s.