Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot i ftohët që mund të shoqërohet me erëra e madje edhe me reshje bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat do të lëvizin nga -8 gradë Celsius deri në 1 gradë Celsius.
Në Prishtinë pritet të mbajnë temperatura nga -8 gradë Celsius në -1 gradë Celsius, teksa më ngrohtë pritet të jetë në Gjakovë ku ndonëse temperaturat mund të shkojnë deri në -7 gradë Celsius, ato po ashtu mund të arrijnë deri në 1 gradë Celsius.
Përndryshe, meteorologët e kanë cilësuar këtë javë si më të ftohtën të këtij dimri.