Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i ngrohtë dhe me diell.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-30 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s”, thuhet në njoftim.