Kryesisht me diell dhe shumë ngrohtë. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Kështu parashihet të mbajë moti për ditën e sotme, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 10C e 13C, mirëpo ditën e enjte dhe premte zbresin në 4C e 5C, ndërsa maksimalet pasi rritën deri në 28C ditën e martë, të mërkurën e enjten zbresin edhe në 17C e 18C.
Fillimisht frynë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 2-8m/s, e nga dita e mërkurë frynë edhe erë më e fuqishme nga krahu verior 7-15m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rënies përreth vlerave mesatare, e më pas në rritje lartë mbi vlera normale.