Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapsinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar mbi parashikimin e motit për pesë ditët në vijim.
Kryesisht pritet të mbajë mot i vranët, në disa vende mund të ketë dhe riga shiu.
Të hënën: Mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius.
Të marten: Mot kryesisht i vranët dhe vende –vende me kushte për riga të intensitetit të dobët. Në mëngjes parashihet të ketë mjegull mesatare deri të dendur.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius.
Të mërkurën: Mot kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-14 gradë Celsius.
Të enjten: Mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të ëvizin ndërmjet 10-14 gradë Celsis
Të premten: Edhe dita e premte do të ketë kushte afersisht të ngjashme me ditën e enjte, por në fushat termike parshihen rritje të lehta.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius. Gjatë këtyre pesë ditëve do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fort nga drejtimi i perendimit dhe jugperendimit.