Sot pritet të mbajë mot i ngrohtë, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nga mesdita priten reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima.
Temperaturat minimale 8C e 9, e ato maksimale 18C deri 20C.
“Mëngjesin e së shtunës përgjatë luginave të lumenjëve priten mundësi për mjegull. Ditën do të mbajë mot i ngrohtë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Nga mesdita priten mundësi për reshje lokale shiu, që vende-vende mund të shoqërohen edhe me bubullima. Temperaturat minimale 8C e 9, e ato maksimale 18C deri 20C”, njofton Prishtina Weather.
Vransira e të reshura parashihen edhe për ditën e diel, por edhe gjatë ditëve të para të javës së ardhshme. Nuk do të mungojnë edhe intervale me diell gjatë ditës. Temperaturat maksimale luhaten ndërmjet 17C e 20C