Edhe në dy ditët në vazhdim në Kosovë do të mbretërojë mot i ftohtë.
Temperatura maksimale do të arrijnë deri në 9 gradë celcius ndërsa më e ulëta në -2 gradë.
Situata meteorologjike thuhet se do të mbetet stabile
“Do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-9 gradë Celsius. Situata meteorologjike do të mbetet stabile. Presioni atmosferik dhe lagështia relative e ajrit do të pësojnë rritje dhe për shkak të kësaj gjendje stabile parashihet që grimcat e ndotësve të mbeten në stadin e parë të Troposferës, që nënkupton ndotje. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes!”, thotë parashikimi i IHMK-së.