Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë dy ditëve të ardhshme temperaturat minimale do të arrijnë në -2 gradë Celsius, kurse ato maksimale deri në 6 gradë Celsius.
“Gjatë ditës së mërkurë do të mbajë mot i qetë, me mjegull dhe kryesisht i vranët. Të enjten parashihet të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Në mëngjes gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit, parashihet mot me ngrica të dobëta, por për shkak të lagështisë së lartë të ajrit, ngasësit e makinave duhet të kenë kujdes në komunikacion. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë Celsius deri 6 gradë Celsius. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, për shkak të kësaj situate pasive meteorologjike. Do të fryjë erë e dobët nga verilindja”, njofton IHMK. /Klinainfo/