Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të ketë mot kryesisht me diell dhe të qëndrueshëm.
Sipas këtij instituti, temperaturat do të rriten në të dy vlerat ekstreme
“Minimalet do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-16 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe jugperendimi”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.