Më ngrohtë e kryesisht me diell. Pasdite më vonë dhe mbrëmje, me mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
Kështu parashihet të mbajë moti për ditën e sotme, njofton Prishtina Weather.
Temperaturat pas rënies këtë fundjavë, ditëve të ardhshme shënojnë rritje graduale, sërish edhe mbi 30C.
Minimalet luhaten ndërmjet 10C e 15C, ndërsa maksimalet shënojnë rritje nga 25C, të hënën deri në 32C ditën e premte.
Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, fillimisht nga jugperëndimi 4-10m/s, e më pas edhe nga veriu 4-9m/s.Shtypja atmosferike në rritje, e mbetet në vlera relativisht të larta.