Parashikimi i motit, diell dhe vranësira

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot mjaft i nxehtë veror dhe me stabilitet të plotë atmosferik. Vranësirat do të jenë të pakta dhe të lokalizuara ndërsa vonë pasdite vetëm në disa zona malore mund të ketë ndonjë rrebesh të izoluar shiu me ndonjë bubullimë.

Temperaturat maksimale 36 në Kosovë, 38 në Shqipëri.

Të hënën do të vazhdojë mot kryesisht me diell, kurse priten ulje krejtësisht të lehta të temperaturave. Pasdite vonë në disa zona kodrinore-malore parashihen zhvillime konvektive dhe rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe të izoluara pritenë fillimisht në jug të Shqipërisë./