Nga janari e deri në shtator mërgata dërgoi në vendlindje 1 miliard e 9 mijë e 200 euro bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore përfshirë transaksionet bankare e institucionet financiare.
Kjo si rritje për 105 milionë euro ose 11.5% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022.
Ani se e mirëseardhur, ekonomistët vlerësojnë se shumica e tyre shkojnë për mbulim të harxhimeve familjare.
Për këtë ish-kreu i Odes Ekonomike, Safet Gërxhaliu po kërkon një strategji për të trajtuar të ardhurat nga jashtë.
Për këtë por edhe ekonomistin Uran Radoniqi vlera mund të ulët vitin tjetër, sidomos pas 1 janarit kur liberalizohen vizat.
Përfshirë mjetet që dërgohen në kesh e forma tjera, sipas tyre vlera e remitencave mund të arrijë sa një buxhet shtetëror.