PARASHIKIMET E FMN JANË BËRË PËRPARA KONFLIKTIT UKRAINË – RUSI, ÇKA TREGON SE RRITJA E ÇMIMIT NUK ËSHTË E VRARUR DREJTPËRDREJT NGA KJO ÇËSHTJE.
KËSHTU, SIPAS FMN PËRGJATË VITEVE 2015-2019, MESATARJA E ÇMIMIT TË NAFTËS BRUTO (BRENT) KA QENË 57.19 DOLLARË PËR FUÇI, PËR TU ULU NË 42.3 DOLLARË NË 2020, KU NDIKIMIN E KA DHËNË PANDEMIA, DHE MË PAS KA RRITUR NË PIKUN E SAJ NË 66.91 DOLLARË PËR FUÇI NË 2021.
SIPAS PARASHIKIMIT TË FMN NË 2022 ÇMIMI MESATAR PËR FUÇI NË TREGJET NDËRKOMËTARE DO TË JETË 65.93 DOLLARË, PËR TE NDJEKUR NJË TREND ULËS GRADUAL NË 2023 DHE NË VIJIM, KU NË 2026 PARASHIKOHET NË 58.42 DOLLARË, DUKE U FIKSUAR SËRISH NË NJË ÇMIM MË TË SHTRENJTË SE PERIUDHA PARA PANDEMISË.
SIPAS DEKLARATËS SË MINISTRES SË FINANCAVE, DELINA IBRAHIMAJ, TË BËRË DY JAVË MË PARË, RRITJA VJEN SI PASOJË E RRITJES SË ÇMIMIT TË TREGJET NDËRKOMËBATARE.
IBRAHIMAJ E CILËSOI KËTË SI NJË SITUATË TË PËRKOHSHME QË DO TË ZBUTET NË GJYSMËN E DYTË TË VITIT DHE SIPAS SAJ MINISTRIA NUK NDËRMERR POLITIKA FISKALE QË LIDHEN ME SITUATE KALIMTARE.
RRITJA E ÇMIMIT TË NAFTËS KA SJELLË RRITJEN E KOSTOVE PËR BIZNESET DHE TË PRODUKTEVE FINALE PËR KONSUMATORËT.
NDËRKOHË QË ÇMIMI I NAFTËS KA ARRITUR NË KULMIN HISTORIK, FONDI MONETAR NDËRKOMBËTAR PARASHIKON SE RËNIA E TIJ DO TË FILLOJË GRADUALISHT VITIN E ARDHSHËM. /SCAN