Sot, rreth orës 10:00, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, gjatë patrullimit rutinë të perimetrit të brendshëm dhe zonave përreth, zyrtarët korrektues kanë hasur në objekte të dyshimta.
Pas një kontrolli të hollësishëm, është zbuluar se brenda një çorape të kamufluar ishte tentuar të futej kontrabandë, përkatësisht një telefon me kartelë dhe kabllo për mbushje.
Kontrabanda e dyshuar është lokalizuar, janë njoftuar organet kompetente, ndërsa rasti ka filluar të hetohet nga autoritetet e SHKK-së.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, përfshirë luftimin e kontrabandës dhe substancave narkotike, duke ruajtur sigurinë dhe integritetin brenda institucioneve korrektuese.