Përfaqësuesit e industrisë gjermane parashikojnë që viti 2020 do të vazhdojë të jetë një vit i vështirë, pasi në vitin 2019 ekonomia pësoi rënie për shkak të mosmarrëveshjeve tregtare dhe pasigurisë politike.
“Aktualisht kemi një tkurrje të ekonomisë”, deklaroi kreu i Federatës së Industrive Gjermane (BDI), Dieter Kempf.
Presidenti i Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë (DIHK), Eric Schweitzer, u tregua disi më optimist, duke vënë në dukje se indeksi i besueshmërisë ishte përmirësur paksa.
“Megjithatë, përgjigjet konkrete nga shumë kompani ende të nxjerrin në një konkluzion: 2020 do të jetë një vit sfidues për ekonominë gjermane”, shtoi Schweitzer.
Lufta tregtare midis SHBA-së dhe disa vendeve të tjera, si dhe pasiguria për Brexit-in dhe konfliktet ndërkombëtare kanë tkurrur ekonominë botërore.