Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev, deklaron se sistemi arsimor nuk u përgjigjet nevojave reale të ekonomisë.
“Është shqetësuese ajo që 90% e të rinjve shkojnë në fakultet dhe në të njëjtën kohë s’kemi punëtorë të kualifikuar”, tha Angjushev.
Në pyetjen se çfarë do të ndodhë me licencat e fakulteteve, që janë në numër të madh në shtet, Angjushev tha se Qeveria e tashme nuk dha licenca për fakultete të reja.
“Ajo që kjo Qeveri bëri është se nuk dhamë licenca të reja për fakultete të reja”, tha Angjushev, duke thënë se licencave të vjetra do t’u skadojë afati.