Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, ka dhënë një paralajmërim aspak të mirë për kosovarët.
Në një njoftim të tij, bëhet e ditur se çmimi i energjisë elektrike në tregjet elektrike është rritur mjaft shumë, saqë 1.8 milionë euro do t’i kushtojë Kosovës mungesa e energjisë elektrike për një ditë të vetme.
Ai shton se ani pse mund të bie borë, ditë të bardha nuk po e presin Kosovën.
Shkrimi i plotë nga Viktor Buzhala:
Pa dashur t’jua terheq vemendjen prej temave jetike me te cilat jeni tu preokupu, desha t’ju tregoj qe cmimet e rrymes jane dyfishu ne berzat nderkombetare, kane mbrri ne gati 500 euro per megavat. Te njejten kohe, tashme ka devijim nga plani i prodhimit vendor, pra jane rreth 160 megavat ne ore minus. Vetem energjia e munguar nga plani kushton 1.8 milione euro ne dite ne tregjet nderkombetare. Bore mundet me ra, ama dite bash te bardha nuk po na presin