Ka përfunduar pa fitues ndeshja e javës së shtatë e Superligës së Kosovës në futboll, mes Prishtinës dhe Dukagjinit.
Rezultati përfundimtar pas 90-minutave ishte i barabartë 2-2, shkruan IndeksOnline.
Skuadra nga kryeqyteti kaloi e para në epërsi me golin e Albin Krasniqit në minutën e 21-të, i cili u tregua i sakt nga penalltia.
Nëntë minuta më vonë, Dukagjini barazoi rezultatin fal autogollit të Ardian Mujat.
Një autogoll tjetër i Elton Basrit, e riktheu Prishtinën në epërsi në minutën e 45-të.
Me rezultat 2-1 u mbyll edhe pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Dukagjini e barazoi për herë të dytë rezultatin, kësaj radhe me golin e Altin Merlakut në minutën e 55-të.
Me këtë barazim, Prishtina mbetet në vendin e katërt në tabel me 10 pikë, ndërsa Dukagjini renditet në pozitën shtatë me 7 pikë./