Janë mbyllur pesë ndeshjet e sotme në kuadër të elitës së futbollit kosovar.
Në kuadër të xhiros së 34-t, kryendeshja e sotme u zhvillua mes Llapit dhe Gjilanit.
Derbin në “Zahir Pajaziti” e fitoi Gjilani me rezultat 2:4, ku shkëlqeu Blerim Krasniqi me tre gola (‘3,’82,’88), kurse për vendasit shënoi Neto (’78,’89).
Nga ana tjetër, Prishtina e ka mposhtur Ulpianën në “Sami Kelmendi” në Lipjan me rezultat 0:3.
Realizatorë për kryeqytetasit ishin Abazi (’31), B.Krasniqi (’59) dhe Sulley (’77).
Fitore 0:2 ka marrë edhe kampioni i ri, Ballkani ndaj Feronikelit në Drenas.
Ndërkaq, dy ndeshjet tjera, Drita – Dukagjini dhe Malisheva – Drenica janë mbyllur pa gola 0:0.