Papa Françesku ka dhuruar për Shqipërinë 100 mijë euro, pas tërmetit të fortë që goditi bregdetin verior të Shqipërisë, në zonën e qytetit të Durrësit.
Deri më tani ka dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur. Tërmeti la pas tij dëme të mëdha, shembje të ndërtesave dhe qindra të pastrehë dhe u ndje në zona të tjera të Shqipërisë dhe të bregdetit të Adriatikut.
Papa Françesku ka vendosur të dërgojë një kontribut fillestar prej 100,000 euro, përmes Dikasterit për Shërbimin e Zhvillimit Integral Njerëzor, për të ndihmuar popullatën në këtë fazë të menjëhershme emergjente.
Në këtë mënyrë, Ati i Shenjtë dëshiron të shprehë afërsinë e tij shpirtërore dhe mbështetjen e tij atërore ndaj njerëzve dhe territoreve të prekura. Shuma do të përdoret, në dioqezat e prekura nga tërmeti, në veprat e shpëtimit dhe ndihmës, në lidhje me Nunciature Apostolike në Shqipëri.