Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Festivalit Folklorik, “I këndojmë lirisë”, që organizohet nga komuna e Klinës për nderë të komandantit të UÇK-së, Mujë Krasniqit, u bë edhe hapja e panairit të produkteve vendore dhe artizanale.
Hapjen e kësaj ngjarje e kanë bërë kryetari i komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në komunën e Klinës, z. Lorenc Marleku, drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Driton Bardheci, drejtorë të tjerë të drejtorive, përfaqësues të bizneseve lokale dhe nga vendet tjera të Kosovës.
Në këtë formë të veçantë të promovimit, vizitorët kanë rastin të eksplorojnë artizanatin dhe prodhimet vendase, duke mbështetur njëherë ekonominë lokale dhe krijimin e një bashkësie të fortë të biznesit.
Ky panair do të jetë i hapur edhe për dy ditë të tjera, më datë 7 dhe 8 qershor, ku prodhuesit mund t`i ekspozojnë produktet e tyre.