Turqia po përjeton fatkeqësinë më të rëndë në historinë e saj, pasi si pasojë e tërmetit që ndodhi të hënën në Turqi dhe Siri humbën jetën mbi 20 mijë persona deri tani.
Autoritetet turke bëjnë të ditur se në Turqi numri i viktimave është rritur në të paktën 16,546, ndërsa të plagosurit i kanë kaluar 66 mijë.
Kurse, sot ka filluar varrimi i personave që humbën jetën, dhe pamjet e publikuara në mediat turke janë shumë prekëse.