Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në Fushë Kosovë, më saktësisht para ETC-së, ku janë përfshirë një këmbësore dhe një automjet.
Një sinjalizues ka dërguar pamje në adresë të Sinjalit, ku shihet se një person është shtrirë në mes të rrugës.
“E kanë shkel e në rrugë kish met, para ETC-së“, tha sinjalizuesi.
Ai tregoi se pamjet i ka bërë pak minuta para se t’i dërgojë në redaksinë e Sinjalit.
Sipas dëshmitarëve këmbësorja ka ndërruar jetë, madje edhe në video shihet se si një qytetar e mbulon atë.