PAMJE TË RËNDA: I RIU SHQIPTAR MASAKROHET NË GRUSHTE E SHKELMA DERISA HUMB NDJENJAT

 Një i ri nga Berati është dhunuar brutalisht nga tre ë rinj të tjerë të cilët e kanë goditur me grushte e shkelma në fytyrë.

Pamjet e rënda janë publikuar nga Joq. Ngjarja e rëndë ka ndodhur tre ditë më parë në qytetin e Beratit. Siç shihet dhe në videon e dërguar nga një qytetar, tre djem tërheqin zvarrë viktimën në mes të rrugës dhe e godasin me grushte e shkelma, pa pikë mëshire.

Ndonëse i riu rrëzohet në tokë pranë një makine, një prej djemve vijon ta godasë me grushte e shkelma në kokë e fytyrë, derisa e lë pa ndjenja. Pamjet janë vërtetë të rënda, ndërsa qytetari tregon se tre djemtë e përfshirë në sherr sot janë në gjendje të lirë.

Siç shihet dhe në video, një person ndërhyn për t’i ndarë, por shtyhet nga një prej tre të rinjve dhunues dhe tërhiqet. Pasi tre djemtë largohen, vijnë edhe dy persona të tjerë për t’i dhënë ndihmën e parë të riut.

Ajo që të bën përshtypje është se asnjë prej kalimtarëve të shumtë që kaluan në rrugë nuk ndërhyri për t’i ndarë, përveç një të riu, i cili pasi u kërcënua dhe shty u detyrua të tërhiqet.

Sipas denoncuesit, mendohet se i riu që ra pre e dhunës barbare është kamarier, ndërsa sherri dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Mesazhi i plotë:

Ky sherr ka ndodhur para 3 ditesh ne qytetin e Beratit, ndersa sot djemte jane ne gjendje te lire. Eshte dicka shume e tmerrshme. Nuk i njoh personalisht djemte. Djali qe eshte goditur eshte kamarier me aq sa me thane ndersa sherri mendohet se ka ndodhur per motive te dobeta.”