Fusha ndihmëse pranë stadiumit “18 Qershorit” të klubit të Dukagjinit, është në fazën përfundimtare.
Nga pamjet e fundit të publikuar nga vetë klubi i Dukagjinit, shihet se është gati për tu shkelur nga futbollistët e Klinës,
“Pamje nga fusha ndihmëse e cila është ne fazën përfundimtare të saj.
E siç shihet edhe ne foto afër saj është stadiumi klubit Dukagiini “18 Qershori” i cili nga tani do të merrë frymë lirshëm.
Futbolli ne qytetin tonë duhet përkrahur dhe ndihmuar nga të gjithë, duke filluar nga grupmoshat e reja e deri tek ekipa seniorëve.
Klubi Dukagjini përfaqëson me së miri ngjyrat dhe vendin tonë”, shkruan klubi.
Vlene të theksohet se punimet i ka realizuar Mirusha Company.