Një tërmet i fortë goditi Turqinë herët në mëngjes, njoftuan zyrtarët turq. Epiqendra e tërmetit me magnitudë 5.9 ishte 170 kilometra nga Stambolli, por lëkundje të forta u ndjenë në atë qytet si dhe në Ankara.
Një tërmet goditi perëndim të Turqisë, afër qytetit të Duzca-s, njoftoi ministri turk i Shëndetësisë Fahrettin Koca. Sipas Qendrës Sizmologjike Mesdhetare Evropiane (EMSC), tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej dy kilometrash.
Numri i konfirmuar zyrtarisht i të plagosurve është 35, ndërsa disa media turke raportojnë se 46 persona janë lënduar në pesë qytete turke, përfshirë Stambollin ku një person ka mbetur i plagosur.
Deri më tani, nuk ka raportime për viktima apo dëme të konsiderueshme materiale, tha Ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu./Gazeta Express
The intensity of the earthquake was reflected on the security camera in Bolu#Turkey #istanbul #ankara #deprem #Earthquake pic.twitter.com/QpC0meFUyi
— ابرار بٹ (@ibrarbutt621) November 23, 2022
May Allah protect us#earthquake #Turkey #duzca pic.twitter.com/AFenXGVlRw
— BILAL AHMED (@bilal_ahmed1996) November 23, 2022
although earthquake drills had been carried out many times days before, people fled from their beds due to the magnitude of the earthquake…two hours have passed since the magnitude 6.0 earthquake, but aftershocks still continue #Turkey #Earthquake pic.twitter.com/5un93zAyNN
— Aysu🎄 (@aysviola) November 23, 2022