Vjedhjet në vendin tonë vazhdojnë të jenë një dukuri shqetësuese.
Një e tillë ka ndodhur mëngjesin e sotëm brenda një dyqani, në Prishtinë.
Përmes disa pamjeve të siguruara nga Indeksonline, mund të shihni se si një hajdut, shfrytëzon rastin për të vjedhur para nga arka, derisa shitësja e dyqanit, doli nga aty për të kërkuar një produkt.
Madje, në video shihet shumë mirë edhe fytyra e hajdutit.
Ndryshe, pronari i këtij lokali, i cili gjendet te Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në kryeqytet, tha se tashmë rasti është lajmëruar edhe në polici./