Në çdo raport të Policisë numri i aksidenteve brenda një dite është mjaftë i madh. Shpejtësia dhe mos përshtatja me kushtet atmosferike, janë shkaktarët kryesor pse ndodhin këto aksidente.
Një i tillë ka ndodhur në orët e mbrëmjes së sotme, e për të cilën ka raportuar IndeksOnline. Bëhet fjalë për aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, saktësisht ndërmjet Suharekës dhe fshati Duhël.
Në aksident janë përfshirë dy vetura dhe një kamionetë.
Nga aksidenti ka edhe të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetë.
Zjarrfikësit kanë publikuar fotografi nga vendi i ngjarjes, ku është dashur edhe intervenimi i tyre.
pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet veturat e shkatërruar si dhe kamioneta.