Kamerat kanë arritur që të regjistrojnë momentin dramatik kur plagoset kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, raporton Sinjali.
Në videon e publikuar, Fico shihet teksa afrohet drejt një turme njerëzish të cilët ishin duke qëndruar afër disa rrethojave, dhe pa pritur dëgjohen pesë të shtëna armësh.
Kryeministri sllovak ka mbetur i plagosur nga këto të shtëna, derisa i dyshuari për këtë akt është kapur menjëherë dhe është identifikuar, bëhet fjalë për një poet 71-vjeçar.
Fico ende është duke u trajtuar në spital pasi raportohet se gjendja e tij është mjaft serioze.
The moment when a man shot Slovakia PM Robert Fico. pic.twitter.com/pvSeSXAaEC
— RadioGenoa (@RadioGenoa) May 15, 2024