Pamje nga Fshati Deiq dhe Zajm në Komunën e Klinës të shkrepura nga Pajtim Krasniqi, qytetar i shqetësuar për gjendjen e mjedisit.
Fshati Deiq dhe Zajm në Komunën e Klinës janë prekur keq nga vërrshimet që kanë ndodhur në Janar.
Mbeturinat që shihen vijnë nga dy lumenjt, lumi Klina dhe lumi i Drinit të Bardhë.
Lumi Klina ka gjatësi prej 64 km dhe buron në malet e thata të Skenderajit duke u derdhur në Drinin e Bardhë.
Drini i Bardhë ka burimin në Radafc të Istogut dhe është një prej ujëmbledhësve kryesor në Kosovë ku në fund derdhet në detin Adriatik në Shqipëri.
Pajtimi thotë se: “Këto mbeturina që shihen janë prej dy lumenjve. Në fshatra shumica përdorin ujin e pusetave dhe shumë njerëz ankohen se uji e ka humbur kualitetin pasi kanalizimet përfundojnë në lum.
Uji i njejtë po ashtu përdoret nëpër fshatra për ujitje të tokave bujqësore. Qëllimi im ishte ta bëj një video vetëdijësuese ku njerëzit ta shohin se vërrshimet që kanë ndodhur nuk janë 100% pjesë e procesit natyror sepse një pjesë të madhe të fajit kanë njerëzit që i kanë bllokuar kanalet e ujit me hedhjen e mbeturinave si dhe kanë ndërtuar shtëpitë e tyre në vende ku nuk lejohet ndërtimi.”
(Source: Pajtim Krasniqi)