Pamje nga arrestimi i Drejtorit të Urbanizmit në Klinë dhe një zyrtari

Në orët e paraditës së sotme, në Komunën e Klinës kanë qëndruar Policia e Kosovës, të cilët cak patën Drejtorinë e Urbanizmit.

Pas ardhjes së prokurorit, dhe pas një një ore, ky operacion rezultoi me arrestimin e Drejtorit të Urbanizmit Lorenc Marleku dhe nje zyrtari në kuadër të kësaj drejtorie. Ali Gashi

Klina.info ka raportuar rreth këtij rasti, ndërsa ka qëndruar në vend ngjarje.
Ende s’janë deklaruar nga Komuna në lidhje me këtë rast, vetëm që kanë konfirmuar se adresë ka qenë Drejtoria e Urbanizmit.