Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit shkaktoi lëndimin e tetë personave në fshatin Slloven në Gjakovë, raporton Gazeta Sinjali.
Nga pamjet që i ka siguruar Gazeta Sinjali shihet se njëra nga veturat e aksidentuara është rrokullisur dhe ka dalë krejtësisht nga rruga.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar shefi i trafikut rajonal në Gjakovë, kapiteni Albin Sahatqia.
Sahatqia tha se të lënduarit janë liruar për në shtëpi, pasi lëndimet kanë qenë të lehta. Kurse, sipas tij shkaktari i aksidentit ka qenë mosrespektimi i rregullave në komunikacion.
“Tri automjete janë të përfshira. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:30 në fshatin slloven. Tetë persona janë lëndu, kanë lëndime të lehta trupore. Deri tek aksidenti ka ardhë- për shkak se një automjet ka qenë në tejkalim në vijë të plotë, si pasojë e ka goditë automjetin që ka qenë duke e tejkalu dhe automjetin përballë. Nuk ka persona të arrestuar, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt. Me rastin është njoftuar edhe prokurori”, tha Sahatqia.