Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes dy veturave në rrugën Prizren-Suharekë.
Rastin e ka konfirmuar policia përmes një njoftimi në Facebook ku ka bërë me dije se i vdekur ka mbetur një burrë i moshës 40-vjeçare.
Nga aksidenti tragjik është publikuar edhe një fotografi ku në vendin e ngjarjes shihet policia dhe autoambulanca.