Dy anët e rrugës së autostradës Prishtinë – Pejë, janë bllokuar nga makina të shumta.
Kolonat janë krijuar si pasojë e gjuajtjve me armë zjarri.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Policia e Kosovës.
“Me datë 04.10.2020 rreth orës 19:15 është pranuar informata se në autostradë, drejtimi për Pejë në hyrje të fshatit Henc ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri.
Njësia policore menjëherë ka arritur në vendin e ngjarjes, ku ka gjetur dy gëzhonja të kalibrit 7.62 mm”, ka thënë zëdhënësi i PK-së, Daut Hoxha.
Hoxha tutje ka thënë se deri tani s’është raportuar për ndonjë të lënduar dhe policia po kryen hetime intensive për të sqaruar rrethanat dhe motivet e këtij incidenti.