Dimri në vendin tonë deri më tani u karakterizua me reshje të dobëta të borës.
Madje, mungesa e reshjeve të borës dhe shiut, bëri që shumë liqene, veçmas ato me të cilat qytetarët furnizohen me ujë, të shterrin, duke alarmuar edhe për rrezik.
Por, sot në orët e mbrëmjes, nisën të reshurat e shiut të shoqëruara me stuhi, derisa në vendet malore ka nisur bora,
Përmes disa imazheve mund të shihni se si në Bjeshkët e Rugovës, po bie borë e dendur dhe toka tashmë është mbuluar nga bardhësia.
Borë, pritet të bie edhe nesër./