Që nga 11 prilli patën mundësi të aplikojnë. Deri të hënën, janë afro 34 mijë biznese e 140 mijë punëtorë, që dorëzuan të dhënat, që të jenë përfitues nga pako emergjente.
Një numri tashmë u kanë dalë të hollat në llogaritë e tyre.
Derisa pjesa e tjetër, pritet të kompenzohet, brenda këtyre ditëve.
Murtezi njoftoi, se deri më tani ka pasur një numër kërkesash për përmirësim gabimesh që kanë bërë bizneset.
Por, edhe për ata tashmë është bërë një zgjidhje.
Ndërkohë, nga Ministria e Financave thonë se numri i aplikueseve të skemës në përgjithësi nuk ka kaluar pritshmëritë.
Të paktën kështu thotë, zëvendësministri në detyrë i Financave dhe Transfereve Agim Krasniqi, i cili shton se dallime pati, në kategori të caktuara.
Numri i familjeve pjesë e skemës sociale, po del më i madh se sa janë shifrat.
Krasniqi tutje ka folur, edhe për nevojën e pakos për rimëkëmbje ekonomike.
Ndërsa, sa i përket vlerës prej 100 euro shtesë për shujtë, që ishte kërkuar nga Sindikata e Policëve të Kosovës, sipas Krasniqit nuk do aprovohet.