Një sektor me shumë rrisk përsa i takon aksidenteve në punë është ai i ndërtimit.
Vitet e fundit, numri i viktimave në vende të punës ishte mjaftë i ndjeshëm.
Megjithëse një nga shkaqet e aksidenteve është mosgarantimi i sigurisë teknike në punë, përballë zyrës së drejtorit të Inspektoratit të komunës së Klinës, Petrit Bekaj, një objekt i lartë është në fazën përfundimtare, edhe pse i gjithë ndërtimi është kryer pa masa të duhura të sigurisë, të cilat rrezikojnë jo vetëm punëtorët por edhe qytetarët e shumtë.
E vet inspektorati duket se punon me kritere të dyfishta, pasi pronari i objekti tjetër ngjitur me këtë, është dashur të garantojë sigurinë teknike, duke garantuar kushte teknike për punonjësit. Kjo pasi puna i ishte ndaluar për disa javë.
Gjatë viteve të fundit në Kosovë rastet e vdekjeve në punë të punëtorëve nuk kanë qenë të rralla. Kjo, në të shumtën e rasteve, si pasojë e mossigurimit të kushteve teknike për punëtorët.