Pas disa përplasjeve që i kanë pasur partnerët e koalicionit, sot në njërin nga hotelet e Prishtinës janë takuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa, kreu i AAK-se, Ramush Haradinaj dhe kreu i Nismës, Fatmir Limaj.
Mediat marrin vesh se takimi ka nisur në ora 16:30 në njërin nga hotelet e Prishtinës.
Zyrtarët e partive politike të kontaktuar nga gazeta deri më tani nuk kanë dhënë detaje për takimin.
Megjithatë, tash e një kohë partnerët e koalicionit kanë pasur disa përplasje mes vete.
I gjithë mospajtimi, siç u raportua në media me paraqitje të zyrtarëve, nisi kur Ramush Haradinaj paraqiti kandidaturën për president, të cilën gjë e kundërshtoi LDK-ja. Më pas, kundërshtia mori tjetër nivel kur AAK-ja paralajmëroi dorëheqjen e ministrave në kohën kur delegacioni shtetëror po takohej me presidentin amerikan, Donald Trump