Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Klinë, për Klina INFO, përmes telefonit e ka konfirmuar se pagesa për Ndihma Sociale do bëhët para festës së Bajramit. Sipas tij, edhe në këtë muaj të gjithë shfrytëzuesit e Asistencës Sociale do i mariin nga dy pagesa.
Për datën e saktë të shpërndarjës së pagesës së Asistencës Sociale, i njëjti deklaroi se do ju njoftojmë ditën e nesërme.
Po ashtu Drejtori i QPS-së, kërkon nga të gjithë shfrytëzuesit që gjatë pritjes për tërheqje të mjeteve, të mbajnë distancën fizike dhe ti respektojnë udhëzimet nga profesionistët shëndetësor.