Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak çastesh në Pejë.
Rasti ka ndodhur në hyrje të stacionit të autobusëve, ku dyshohet se ka ndodhur një tentativë vrasjeje.
Dyshohet se i përfshirë është Dardan Manaj- i njohur si ‘Manilla’, i cili ka të kaluar kriminale dhe është emër i njohur për organet e hetuesisë.
Menjëherë pas raportimit të rastit, disa patrulla...
Këngëtarja shqiptare Shyhrete Behluli i ka habitur të gjithë ndjekësit e saj me një foto të fundit ku duket më në formë se kurrë.
Këngëtarja e njohur, e cila ka mbushur 63-vjet, ka dëshmuar edhe një herë se mosha është vetëm një numër, shkruan Indeksonline.
Në imazhin e publikuar së fundi, Shyhretja shfaqet me një pamje të freskët, elegante dhe tërheqëse,...
Gjatë 24-orëve të fundit, janë evidentuar disa raste shqetësuese të dhunës në familje dhe sulme fizike ndaj grave në komuna të ndryshme të Kosovës.
Në shumicën e rasteve, të dyshuarit janë arrestuar dhe ndaj tyre janë ndërmarrë veprime ligjore, shkruan Indeksonline.
Rastet kanë ndodhur në Podujevë, Prishtinë, Ferizaj, Pejë e Gjakovë.
Më poshtë e gjeni raportin me rastet e specifikuara për secilën...
Myftiu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Papa Françeskut.
“Me dhembshuri mora lajmin për ndarjen nga jeta të udhëheqësit të Kishës Katolike, Papa Françeskut. Me një përkushtim të jashtëzakonshëm, ai i shërbeu paqes, humanizmit, dinjitetit njerëzor dhe bashkëjetesës ndërfetare në mbarë botën. Në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, të institucioneve të saj,...
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), njofton se Kongresi Amerikan paraqet Rezolutën 26 – një zë i fuqishëm kundër krimeve të dhunës seksuale në Kosovë.
“Një betejë e gjatë, e dhimbshme dhe e heshtur që më në fund po merr vëmendjen që meriton. Mirënjohje për Vasfije Krasniqi Goodman – simbol i guximit – dhe Vera...
Në një ndeshje emocionuese të zhvilluar mes KF Dukagjinit dhe SC Gjilanit, skuadrat ndanë pikët pas një barazimi 1:1.
Skuadra nga Klina shkëlqeu në pjesën e parë, duke dominuar me lojë të organizuar dhe sulme të rrezikshme. Epërsia për Dukagjinin erdhi pas një aksioni të mirëkoordinuar, që përfundoi me gol dhe befasoi mbrojtjen vendase, duke vendosur rezultatin 0:1 pas 45...
LAJME
E konfirmon Hoxha: Sot u arrestua edhe djali i një polici, u sekuestrua edhe arma zyrtare
Admin -
Një aksion i gjerë policor është zhvilluar këtë mëngjes në Kaçanik, i lidhur me vrasjen e rreshterit të policisë, Muhamed Lika.
Për rastin raportohet se është arrestuar edhe Rejhan Bela i lindur më 2007, i cili dyshohet të jetë kryesori për vrasjen e rreshterit Muhamed Lika.
Gazeta Sinjali merr vesh se Bela, është djali i një policit të Kosovës, ndërsa vetë 18-vjeçari, mësohet...
LAJME
Këta janë shtatë të arrestuarit nga grupi ekstremist, të dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika
Admin -
Mëngjesin e sotëm, Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona të dyshuar për “planifikimin dhe kryerjen e vrasjes” së rreshterit Muhamed Lika në Kaçanik.
Burime të IndeksOnline, të afërta me hetimet, kanë konfirmuar ekskluzivisht se personat e arrestuar janë:
Rejan Bela, Haki Bela, Edmond Lika, Shkëlqim Kuka, Rilind Murati, Diamant Gashi dhe Vatan Qaka.
I dyshuari kryesor për vrasjen e rreshterit është...
KF Dukagjini do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të AlbiMall Superligës këtë të hënë, më 21 prill 2025, në kuadër të javës së 30-të të kampionatit.
Skuadra nga Klina do të udhëtojë drejt Gjilanit, ku do të përballet me SC Gjilanin në stadiumin ndihmës të këtij qyteti.
Ndeshja do të luhet nga ora 15:00 dhe pritet të jetë një...
Një aksion i madh i Njësive Speciale po zhvillohet në Kaçanik, raporton Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se vrasja e Muhamed Likës po shkon drejt zbradhjes, pasi Krimet e Rënda kanë arrestuar sot disa persona si të dyshuar për vrasjen e rreshterit, në Kaçanik.
Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali deri tash janë arrestuar shtatë persona. Në mesin e tyre...