Home Blog Page 2891
Në Komandën e Batalionit të Dytë të Brigadës së Reagimit të Shpejtë në Mitrovicë, u mbajt ceremonia e certifikimit të nxënësve të shkollave të mesme të Kosovës, të cilët për një javë rresht ishin pjesë e “Kampit Rinor 2019”, transmeton AktivPress. Organizimi i “Kampit Rinor 2019” kishte për qëllim që nxënësit e shkollave të mesme të njihen me jetën ushtarake...
Në 20 vjetorin e çlirimit të Pejës, pasdite sot Kryetari i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ Albin Kurti dhe një delegacion i lartë e qendrës së këtij subjekti në Pejë të prirë nga Bashkim Lajçi ka bërë homazhe dhe kanë vënë lule tek përmendorja e re e Shkëlzen Haradinajt dhe Obeliskut me emrat e 183 dëshmorëve të Pejës. Postimi i plotë: Homazhe për 20...
Vera është sezoni që na sjell frutat dhe perimet më të larmishme, dhe një nga ushqimet më të preferuara është edhe rrushi. Ai është një burim i shkëlqyer i vitaminës C dhe vitaminës B, të cilat janë të rëndësishme për ndryshimin e karbohidrateve dhe kanë një efekt të dobishëm në sistemin nervor. Nga mineralet, rrushi përmban kalium, fosfor, kalcium, magnez, mangan,...
Sot në Pejë është përuruar sheshi “Shkëlzen Haradinaj”, në të cilin është përuruar edhe shtatorja e heroit të UÇK’së, Shkëlzen Haradinaj. Në përurim ka marrë pjesë edhe djali i tij, Luan Haradinaj, i cili ka shkruar një dedikim prekës për babain e tij i cili ka rënë heroikisht në luftën kundër pushtimit serb. “Shkëlzen, e ndjej që po më mbanë...
Nëntë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në rrugë “Tirana” në Gjakovë. Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë katër vetura. “Është raportuar për një aksident trafiku në mes të katër automjeteve. Përveç dëmeve materiale, lëndime trupore kanë pësuar tetë persona , tre meshkuj dhe pesë femra K/Shqiptar-e, dhe një mashkull shtetas i huaj”, thuhet në raportin e...
Një person është lënduar pas rrëshqitjes së një guri në rrugën Pejë – Rugovë. Si pasojë e lëndimeve ai është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se guri ka rrëshqitur mbi veturë me ç’rast edhe ka shkaktuar lëndimin e personit. “Sot rreth orës 10:25 Policia është...
Është raportuar se viktima mashkull në Banjë të Malishevës është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi që i njëjti derisa ka qenë duke punuar në një kompani, ka pësuar lëndime trupore. Njësitet relevante dhe inspektori i punës kanë dal në vendin e ngjarjes. Sipas raportit të policisë, në lidhje me rastin është njoftuar prokurori ndërsa rasti është duke u hetuar
Kadri Veseli është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës. Konventa e nëntë e PDK-së, pasi vendosi që votimi të bëhet në mënyrë të hapur, Veseli është zgjedhur kryetar pa asnjë votë kundër.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 31-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x