Home Blog Page 2855
Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, e ka shpallur ditë zie të hënën e javës së ardhshme, si pasojë e një aksidenti trafik ku humben jetën tre persona dhe tre të tjerë u lënduan në fshatin Bërnjak. Latifi, u ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave dhe gjithë qytetarëve. “Me këtë rast, të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet...
Ka ndërruar edhe personi i tretë në aksidentin e trafikut në Rahovec.Viktimat janë dy meshkuj dhe një femër. Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar Lirie Podrimaj, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Gjakovës. Në aksidentin e rëndë në fshatin Bernjak të Rahovecit janë tre të vdekur dhe tre të lënduar.
Në fshatin Bernjak të Rahovecit ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur dy të vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar.Në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete.Shkaktar i aksidentit është mospërshtatja e shpejtësisë dhe tejkalimi jo i sigurtë.Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e...
Kolona te gjata ka pasur sot në magjistralen Prizren Prishtinë. Sipas një lexuesi të klinainfo, i cili ka dërguar disa fotografi në redaksinë tonë, kolonat janë shkaktuar nga një biciklist./Klina.info
Shkruan: Lekë Mrijaj Sot, në orët e paraditës morëm lajmin e idhët për kalimin në përjetësi të mikut tonë, pedagogut veteran, veprimtarit e atdhetarit karizmatik e aktivistit të mirënjohur, e themeluesin e ish/kryetarin e PSHDK-së për Austrin, z.Prekë Brahimi. Kosova dhe mergata shqiptare sidomos ajo në Austri e njihnin shumë mirë këtë veprimtar, aktivist kombëtar proevropian e krijues me vlera shumëdimensionale,...
Kanë filluar punimet për shtrimin e asfaltit në rrugën që lidhë Klinën me Skenderaj, përkatësisht fshatrat Siqevë dhe Aqarevë. Kjo rrugë, e cila ka një gjatësi mbi 7 kilometra, është financuar nga Ministria e Infrastrukturës në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Klinës, dhe punimet po kryhen nga “Mirusha Company”, kompani kjo liderë në fushën e ndërtimeve....
Policia e Kosovës ka arrestuar në Vushtrri, dy persona të dyshuar për veprën penale ‘sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare’. Sipas Policisë, ngjarja është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 09:19 në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë, përkatësisht në segmentin rrugor fshati Gracë, për shkak të vozitjes së rrezikshme është ndaluar automjeti dhe nga kundërvajtësi janë kërkuar dokumentet dhe...
Një 30 vjeçar nga Kosova ka shkaktuar një rrëmujë të vërtetë në qytetin e Argaus në Zvicër, pasi në gjendje të dehur kishte tentuar t’i ikte policisë. Ndërkohë në ikje e sipër ka shkaktuar edhe një aksident duke goditur me makinën e tij të tipit ‘Audi A5’ një ‘Mercedes’ që po drejtohej nga nja 19 vjeçar. Fatmirsisht 19 vjeçari nuk...
Deputetja e Partisë Socialdemokrate, Shqipe Pantina, nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje dhe Nismën Socialdemokrate. Duke komentuar një koalicion të mundshëm me Vetëvendosjen, ajo ka thënë se programi me ta është i njëjtë dhe koalicioni me ta do të ishte krejt i natyrshëm. Ajo në Interaktiv thotë se edhe me Nismën Socialdemokrate iu përshtatet programi qeverisës, pasi...
Policia e Kosovës ka njoftuar se prej sot deri të dielën do të ketë bllokim të përkohshëm të autostradave në vend. Kjo për shkak të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Tour de Kosova”. “Federata e Çiklizmit të Kosovës, për arsye të realizimit të garës ndërkombëtare të çiklizmit “Tour de Kosova” , më 26, 27 dhe 28.07.2019, pasi ka siguruar leje nga...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x