Home Blog Page 2814
Sot sërish priten masa të lagështa të ajrit të cilat do të sjellin reshje shiu, por në sasi më të ulët krahasuar me reshjet e fundit. Si pasojë e intensifikimit të vranësirave konvektive, pritet të ketë edhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të luhaten nga 10 deri në 11 gradë celsius, ndërsa ato maksimalet nga 20 deri në 21 gradë celsius. Do...
Tetori është Muaji Ndërkombëtar i Luftës Kundër Kancerit të Gjirit dhe Drejtoria e Shëndetësisë së Prishtinës dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare do të fillojnë fushatën dhe ligjëratat sensibilizuese “Zbulimi i hershëm – mbijetesë”. Prej sot deri më 7 tetor do të ofrohen shërbime falas të mamografisë së gjirit dhe ligjërata vetëdijësuese për gratë dhe vajzat e komuniteteve të ndryshme...
Hapje madhështore e fushatës zgjedhore të koalicionit AAK-PSD, në Suharekë. Partia e liderit Ramush Haradinaj, AAK, ka mbledhur sonte rreth vetes një numër shumë të madh të qytetarëve të Kosovës, militantë e simpatizantë të shumtë që përmes brohoritjeve i kanë dhënë jehonë konceptit 100 për qind shtet. Nga një postim i Daut Haradinaj në faqen e tij në facebook vjen...
Ngjyrat e veta i ka gjelbër e zi, por të mërkurën, salla minatori u bë kuqezi. Kjo është një shenjë se këtu ka tubim vetëvendosje. Aktivistët e kësaj partie po kujdesen që gjithçka të jetë gati, në tubimin e parë të fushatës, e që u zgjodh të bëhet në Minatori të Mitrovicës. Lobimi për vota u bë ende pa nisur ngjarja, ku...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, ka thënë të mërkurën në tubimin qendror të fillimit të fushatës zgjedhore, se dita e zgjedhjeve të 6 tetori, do të jetë festë për fitoren e LDK-së dhe do të shënojë kthesë historike për Kosovën. “Fjalën time dua ta filloj me një falënderim shumë të madh për përkrahjen që po na...
Përfundon ndeshja në mes Prishtinës dhe Dukagjinit Sot është zhvilluar ndeshja në IPKO Superliga në mes KF Prishtina dhe KF Dukagjini (Klinë), ku KF Prishtina fitoi 2 - 0 kundër KF Dukagjini
Si rezultat i vlerësimit pozitiv në raportin e përformancës për qeverisje të mirë dhe në menaxhimin të mbeturinave, Komuna e Klinës është radhitur një nga komunat përfituese të grantit, i cili ndahet nga MMPH dhe Agjencia Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar(GIZ). Vlera e grantit që i është ndarë komunës së Klinës nga Komiteti Drejtues i Grantit të Përfomancës- Mjedis i Pastër,...
Në 21 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit Ahmet Alush Pantina, sot Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë të komunës, përfaqësues të Organizatave të Dala nga Lufta e Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, familjarë të të ndjerit dhe qytetarë të shumtë, kanë bërë homazhe varri i tij në Kompleksin Memorial “Kodra e...
Nën organizimin e Komunës së Klinës, përkatësisht Drejtorisë së Bujqësisë, dhe IADK-së, dje në Klinë është mbajtur trajnim për fermerë, përfitues të granteve nga IADK. Po ashtu, nën organizimin e Drejtorisë së Bujqësisë, është mbajtur trajnim me temën “Teknologjia pas vjeljes se perimeve si : domatet, tranguj, perimet gjethore, tuberore dhe rrënjore”. Me këtë rast, pjesëmarrësve iu drejtua drejtori i...
Kandidati për deputet nga AAK - PSD, Hekuran Sejdiu, sot ka hapur fushatën nga vendlindja e tij, më saktësisht nga varrezat e dëshmorëve në Grabanicë. Ai sot bashkë me kryetarin e Klinës, Zenun Elezaj, ka vizituar varrezat e dëshmorëve në përvjetorin e një dëshmori. Hekurani në këto zgjedhje kandidon me numrin 75 nga AAK - PSD

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x