Home Blog Page 2584
Në seancën e së hënës në Kuvendin e Kosovës, u votua qeveria e re e drejtuar nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje. Në kabinetin e tij qeveritar, Kurti ka zgjedhur të ketë 15 ministra dhe 33 zëvendës/ministra. Në mesin e ministrave do të jetë edhe Arben Vitia, i cili më parë në Komunën e Prishtinës e ka drejtuar me sukses Drejtoratin e...
Pejë 03.02.2020-22:35. Dy viktima, një mashkull dhe një femër K-Shqiptare, kanë raportuar se katër persona të panjohur u kanë grabitur para, stoli ari, disa telefona dhe veturën me targa lokale, me të cilën janë larguar në drejtim të panjohur. Njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.
Një aksident trafiku ka ndodhur të mërkurën në mëngjes në magjistralen Prishtinë-Gjilan, saktësisht të Liqeni i Badovcit, shkruan IndeksOnline. Në aksident ka qenë e përfshirë edhe një veturë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Në një video që ka siguruar IndeksOnline shihet se në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës dhe ekipet e FSK-së. Ende nuk raportohet për të lënduar.
Shqipëria dhe Kosova i paguajnë më pak punonjësit e tyre se në çdo vend tjetër të Europës, sa i takon pagës minimale, që ata janë të detyruar të japin me ligj. Sipas të dhënave të Eurostat, në fillim të vitit 2020, paga minimale bruto në Shqipëri ishte 213 euro. Në Shqipëri, sipas INSTAT, janë mbi 320 mijë persona, ose...
Kryeministri i Republikës, Albin Kurti ka bërë disa ndryshime në dukjen e kabinetit. Ndryshe nga paraardhësit e tij, shefi i ekzekutivit ka vendosur që në zyre ta ketë edhe flamurin kombëtar. Kjo është parë në një intervistë dhënë mbrëmë për RTK-në, 
Që nga e hëna, kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu ka marrë edhe pozitën e Ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti. Por Veliu sot pritet të japë dorëheqje nga pozita e kryetarit të komunës. Tashmë, kompetencat në komunë i ka marrë nënkryetari i tij, Nexhmi Rudari. Ai e ka konfirmuar këtë në një prononcim...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë, nëse qasja e presidentit të saj, Aleksandar Vuçiq, është “edhe ne duhet të fitojmë diçka”. “Kjo nuk mund të jetë pikënisje e zgjidhjes së problemit”, ka deklaruar Kurti. “Nuk jemi këtu për të kompensuar apetite, por për të shëruar plagë”, është shprehur ai në RTK. “Me një...
Grenell dhe Borell, bashkë me urimin ia adresojnë edhe kërkesat e para Kurtit si kryeministër Ambasadori Richard Grenell, i dërguar i presidentit Donald Trump për bisedimet Kosovë – Serbi, i bëri thirrje të martën qeverisë së Kosovës që të heqë tarifat ndëshkuese ndaj mallrave serbë që kanë bllokuar procesin e bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve ballkanike. Zoti Grenell, ambasador në Berlin,...
Reshjet e borës kanë mbuluar rrugët në Kosovë. Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku po e përcjell nga afër pastrimin e tyre. Abdixhiku përmes një statusi në Facebook ka treguar se rrugët po pastrohen, derisa ka apeluar për kujdes në vozitje. “Lajme të mira me borë; por që kërkohet kujdes në vozitje. Rrugët po pastrohen, e liqenet po mbushen me...
Vjosa Osmani ka thënë se nuk ka shkelur ligjin me lëvizjen e fotografisë së presidentit Hashim Thaçi në një nga zyrat e saj. Sipas saj, vendosja e fotografisë së ish-presidentit Ibrahim Rugova në vendin ku ishte ajo e Thaçit dhe vendosja e fotografisë së Thaçit në një hapësirë tjetër, “janë krejtësisht veprime normale”. Madje Osmani i është përgjigjur PDK-së që reagoi...

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x