Gjatë ditës së sotme janë testuar edhe 14 raste të dyshuara për COVID-19, 8 prej të cilëve persona të kontaktit të ngushtë me dy rastet e konfirmuara me koronavirusin e ri në vendin tonë.
Nga rezultatet e 14 testimeve të kryera në laboratorin e virologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, rezulton se 4 persona kanë rezultuar pozitiv për COVID-19, 3...
Kryeministri Italian shpall zonë të kuqe të gjithë Italinë.
Conte ndodhet aktualisht në një konferencë për median.
Të gjitha masat do të ndërmerren në të gjithë Italinë ndërkohë të gjitha shkollat do te qendrojnë të mbyllura deri më 3 prill.
“Të infektuarit, të vdekurit po rriten ndjeshëm” nënvizoi kryeministri Italian, Giuseppe Conte dhe ftoi të gjithë të ndryshojnë qëndrim dhe të kufizojnë...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, as të martën nuk e ka në agjendë takimin me presidentin Thaçi, por do të ketë një takim të rëndësishëm me këshilltarët kryesorë të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron.
Në agjendën e bërë publike nga Zyra për Informim e Kryeministrit për ditën e martë, bëhet e ditur se kryeministri Kurti në...
Shtohet sërish numri i viktimave të koronavirusit në Itali. Autoritetet italiane thanë se 97 pacientë ndërruan jetë gjatë orëve të fundit, duke e çuar në 463 numrin e përgjithshëm të tyre. Megjithatë shifra e të vdekurve është më e ulët se 24-orëshin e kaluar kur ndërruan jetë një numër rekord prej 133 personash brenda një dite. Ndërsa numri i...
Përkundër që linja ajrore mes Kosovës dhe Italisë veriore, pjesë kjo më e prekur nga koronavirusi, janë anuluar, nga pjesë të tjera ka linjë me autobusë.
Fluturimet që realizoheshin të enjteve dhe të dielave për në Itali nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” janë anuluar. Kështu ka bërë të ditur zyrtari për marrëdhënie me publikun në Aeroportin e Prishtinës,...
Uncategorized
MINISTRIA E SHËNDETËSISË BLEN MIJËRA MASKA NGA KINA – VETËM NJË KUSHTON 8 EURO E 50 CENT
Admin -
Ministria e Shëndetësisë ka blerë katër mijë copë maska respiratore për personelin shëndetësor, çmimi i së cilës ka vlerën e 8.50 eurove për njësi.
Në përballjen me përhapjen e mundshme të epidemisë së koronavirusit (COVID-19), Ministria e Shëndetësisë ka shpenzuar në 96 mijë euro për pajisje medicinale me qëllim mbrojtjen e personelit shëndetësor nga COVID-19.
Për këtë tender publik të Ministrisë...
LAJME
Giorgio Armani u dhuron 1.25 milionë euro spitaleve në Itali për ta luftuar koronavirusin
Admin -
Giorgio Armani ka dhuruar 1.25 milionë euro për spitalet dhe institucionet italiane, të cilat po luftojnë për ndaj koronavirusit, transmeton Gazeta Sinjali.
Spitalet “Luigi Sacco”, “San Raffaele” dhe “Istituto dei Tumori” në Milano si dhe ‘Istituto Lazzaro Spallanzani’ në Romë do të përfitojnë nga donacioni.
Kjo shumë gjithashtu do të mbështesë edhe aktivitetet e mbrojtjes civile të vendit, ‘Protezione Civile’.
Ky njoftim...
Sipas një studimi të kryer mbi 44 mijë njerëz nga autoritetet shëndetësore kineze, gratë kanë më pak gjasa të vdesin nga koronavirusi se burrat. Studimi i cili analizoi ndikimin te njerëzit e prekur nga Covid-19, zbuloi se vdesin 2.8% e burrave të infektuar në krahasim me 1.7% të grave.
Kur vjen puna te vdekshmëria e sëmundjes, mosha luan një rol...
Gold Ag ka kurorëzuar dashurinë dhe këtë e bëri të ditur me një foto ku shihen duart e tyre me unaza, teksa formojnë shqiponjën.
Reperi nuk ka ndarë me tepër se datën e kurorëzimit e që është 5 mars 2020.
Ai nuk ka publikuar fotografi të tjera.
Ende nuk dihet se kush është gruaja qe kurorëzoi dashurinë me reperin e njohur.
https://www.instagram.com/p/B9hZfwuFKza/?utm_source=ig_web_copy_link
Një qytetar i Kosovës me inicialet E.G., 40-vjeçar ka vdekur pasi një serb me kamion e ka shkelur viktimën në fshatin Llozicë të Malishevës në ora 19:40 minuta.
Rastin e ka konfirmuar drejtori në policinë rajonale të Gjakovës, Lumni Graishta, i cili ka thënë se vdekjen e viktimës e kanë konfirmuar mjekët kujdestar.
“Në ora 19 e 40 minuta, njësitet...