Home Blog Page 2448
Sot më 15 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 173 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Me SARS-CoV-2, pozitiv sot janë diagnostikuar gjithsej tridhjetë e gjashtë (36) raste. Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntë (9) raste nga komuna...
Në Kosovë sot janë shënuar edhe 33 rase të reja me Covid-19, mëson KOHA. Nga mbi 170 testime të bëra, 33 prej tyre kanë rezultuar pozitiv duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 420 në nivel vendi. Me më së shumti raste sot të rezultuar pozitiv është Ferizaj, me nëntë persona.
Një grua shtatzënë nga Gjakova ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Siç mëson Indeksonline, gruaja shtatzënë ishte duke u trajtuar nga dje në QKUK ndërsa sonte është transferuar në Klinikën Infektive. Transferimin e saj në Klinikën Infektive e ka konfirmuar për Indeksonline edhe Drejtoresha e Klinikës Infektive, Lindita Ajazaj Berisha. “Tash më lajmëroi ekipa kujdestare që rasti është transferuar në Klinikën Infektive”, tha...
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për caktimin e masave të reja për lëvizjen e qytetarëve, të cilat kanë hyrë në fuqi sot, komuna në bashkëpunim me policinë ka filluar inspektimin dhe përkujdesjen e zbatimit të këtij vendimi. Nga sot, 15 prill, lëvizja e qytetarëve është e organizuar në bazë të orarit i cili bazohet në numrin e parafundit të...
Luftën kundër koronavirusit e humbi një 69 vjeçar nga Semetishti i Suharekës. Ai u varros sot në fshatin e tij në praninë e vetëm disa familjarëve. Viktima S.B zyrtarisht ishte anëtari i parë i familjes i cili u prek me Covid-19, ku më pas u infektuan edhe katër familjarë të tjerë. Por, Klan Kosova mëson se një vëlla i viktimës kishte...
Klina është një nga komunat e para e cila u prek me virusin korona, gjithashtu një nga vendet e para u mor vendimi për karantinim. Por, megjithatë deri më tani, në këtë pjesë të vendit situata duket se është menaxhuar mirë sa i përket përhapjes së COVID19. Kështu ka thënë Drejtori i Shëndetësisë së kësaj komune, Hekuran Sejdiu. “Përndryshe, situata e...
Numri i viktimave nga coronavirusi në Itali u rrit për 578 të mërkurën, 24 më pak se të martën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 21,645. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, numri i rasteve u rrit për 1.1 për qind ose 1,127 për një ditë. Autoritetet e mbrojtjes civile thonë se numri i shtretërve të kujdesit intensiv...
Komuna e Klinës ka të konfirmuara 4 raste me koronavirus. Një nga ta ishte ndër rastet e para në Kosovë, një shtetase italiane e cila kishte punuar në Klinë. Ajo tashmë është shëruar dhe ka shkuar në vendlindjen e saj. Megjithatë, janë tri raste tjera aktive nga kjo komunë, e që asnjëri nga personat e prekur me COVID-19 nuk...
Njerëzit të cilët kanë ankthe, çrregullime me gjumin dhe përballen me frikë nga infektimi i mundshëm me Covid-19, tani e kanë një adresë ku mund të drejtohen. Qendra e Shëndetit Mendor në Prishtinë ka hapur një qendër të thirrjeve me qëllim që t’i dalë në ndihmë qytetarëve të gjejnë mënyrën më të lehtë të ballafaqimit me problemet në këtë kohë...
Në Obiliq është arrestuar sot një person i moshuar nga Policia e Kosovës, shkruan gazeta inFokus . Në një video shihet Policia duke arrestuar të moshuarin. Videon e kanë dërguar disa lexues të Indeksonline e që sipas tyre i moshuari është arrestuar sepse nuk ka respektuar masat e reja për kufizimin e lëvizjes.

HOT NEWS

- Advertisement -
- Advertisement -

MOST POPULAR

HOT NEWS

x